LSI kritikon Reformën në Arsim
Deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj, ka thënë në një deklaratë për mediat se duhet reflektim nga ana e Ministrisë së Arsimit sa i takon problematikave në këtë proces.

“Arsimi i fëmijëve është prioritet i të gjitha familjeve shqiptare. Në këtë fazë që është procesi, nuk duhet të flasim duke krijuar konfuzion, dhe as ta trajtojmë çështjen politikisht.

Janë evidentuar disa problematika për të cilat ne do të kërkojmë reflektim nga Ministra e Arsimit.

Do kërkohet ndryshmi i kritereve të pranimit. Këto kritere duhet të ishin njoftuar që në fillim të vitit të tyre të pare, dhe jo në vitin e fundit të shkollës së mesme.

Një qëndrim tjetër i yni ka të bëjë me mos kordinimin me universitetet shqiptare. Ky proces ka krijuar këtë situat ku ndodhen sot maturantët. Do të kërkojmë përmirësim të sistemit”, tha deputetja Kejdi Mehmetaj. /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2016, ora 16:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori