“Jemi të pikëlluar”, Ambasada Amerikane reagon për ndarjen nga jeta të Bujar Nishanit

Ambasada Amerikane ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, Ambasada thekson se roli i ish-presidentit Nishani në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve do të mbahet mend gjatë.

“Jemi të pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të Presidentit Bujar Nishani. I shprehim familjes së tij ngushëllimet tona të përzemërta. Kontributi i tij për Partinë Demokratike, zhvillimin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet SHBA-Shqipëri gjatë mandateve të tij si President dhe Ministër do të mbahen mend nga bashkatdhetarët, bashkëpunëtorët dhe partnerët e shumtë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane./albeu.com/