Drejtuesit e Lëvizjes Rinore për Integrim (LRI), Endrit Braimllari dhe Kejdi Mehmetaj do të drejtojnë një
debat live në
Facebook, për të gjithë shqiptarët kudo që të ndodhen.
Është hera e parë që një
debat shoqëror e politik nuk organizohet në platformat e ekraneve të televizioneve, por vetëm në internet.
Gjatë këtij eventi, të rinjtë do t’u përgjigjen pyetjeve të pjesëmarrësve
live për tematika të ndryshme si: mundësitë për punësimin e të
rinjve, arsimin dhe pjesëmarrjen e të
rinjve në politikë. Pyetjet do të mund të dërgohen me tekst, apo me video. /albeu.com/
Shtuar më 30/10/2012,
ora 19:14