LSI i "vardiset" Berishës, thotë se kufiri i Kosovës me Serbinë është në rregull
U desh një reagim i Sali Berishës në lidhje me Kosovën që të fillonin reagimet e politikanëve të tjerë të cilët kanë filluar të japin mend nëse duhet që Lugina e Preshevës t'i bashkohet Kosovës a jo.

Pasi Hashim Thaçi ia tha troç Berishës se është njeriu që ka mbushur tanket e Millosheviçit me naftë dhe ka arrestuar Adem Jasharin e të tjerë heronj sot ka reaguar edhe Lëvizja Socialiste për Integrim duke marrë në mbrojtje indirekt Sali Berishën.

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka dalë me një deklaratë duke thënë se kufijtë janë në rregull dhe më pas ka shtuar se është i shqetësuar për ekonominë e të dyja vendeve.

E megjithatë fakt është se Kosova dhe Serbia ende nuk e kanë bërë demarkimin e kufijve dhe nuk ka marrëveshje.

Gjithashtu, LSI tashmë njihet si parti që u shkon pas partive që nuk i kanë votat për të formuar të vetme qeverinë, dhe ka pasur rastin me vitë të tëra që ta rregullonte ekonominë.

Postimi i Vasilit

Kufijte jane ne rregull ndersa ekonomia jo,ndersa “hallet” e vetes te mos i bejme te shqiptareve.

Kufijte jane ne rregull.
Luftera te medha kane percaktuar fituesit dhe humbesit,kane percaktuar dhe kufijte e fituar,kane percaktuar dhe shqiptaret si fitues.
Dhe fituesi duhet te sillet si fitues e kunderta eshte faj.
Ekonomia nuk eshte ne rregull as ne Shqiperi dhe as ne Kosove.
Eshte ne krize ekonomia.
Eshte i madh korrupsioni.
Pastrohen edhe para te pista shume bile.
Shqiptaret kendej dhe andej kufirit presin ekonomi shume here me te mire dhe me te forte.
Kush i le shqiptaret te varfer eshte armik i tyre.
Sa per kufijte ata mire jane,na duhet vetem qe t’i mbrojme si duhet. “Hallet” e vetes te mos i bejme halle te shqiptareve.

Pa reaguar nuk ka qëndruar edhe deputeti demokristian Nard Ndoka i cili mendon se shqiptarët e Kosovës e duan ende si dikur Sali Berishën.
Shtuar më 05/08/2018, ora 11:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori