LSI i sulet keq Ramës: Ka vrarë dhjetra njerëz
Pëlqej
LSI nuk ka ndërmend të ndalet në akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama.

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka akuzuar rëndë Ramën se ka vrarë njerëz duke dhënë koncesione.

"Truhumburi i la njerëzit me muaj të tërë pa ilaçe kur mjaft prej tyre e kanë humbur tashmë jetën dhe ky i pashpirt mban fjalime si gjeli në pleh pasi i vrau kaq njerëz me mungesën e ilaçeve dhe tani do edhe ti gënjejë e tu mbyllë gojën"- shkruan Vasili në Facebook.

Postimi në Facebook:

Kryeministri qe vret pacientet dhe shurraqet shushka te tij.

Asnjë Shqiptar s'ka kohë për të humbur me truhumburin, që drejton qeverinë dhe me shurraqët që cicërojnë nga pas... tij.

Truhumburi i la njerëzit me muaj të tërë pa ilaçe kur mjaft prej tyre e kanë humbur tashmë jetën dhe ky i pashpirt mban fjalime si gjeli në pleh pasi i vrau kaq njerëz me mungesën e ilaçeve dhe tani do edhe ti gënjejë e tu mbyllë gojën.

Po, po ai i griu paratë me koncesione dhe la mijëra të sëmurë pa barna shëndeti dhe vdekja e qytetareve bie vetëm mbi të. /albeu.com/


Shtuar më 14/01/2018, ora 14:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori