LSI i ka hapur luftë të huajve, por ja çfarë po bën Meta (FOTO LAJM)
Pëlqej
Ndërkohë që ka lënë Luan Ramën dhe Petrit Vasilin të merren me ndërkombëtarët, Presidenti Ilir Meta ka gjetur kohë që të dalë shëtitje nëpër male.

Ai ka postuar një foto nga një zonë malore duke uruar gjithashtu Ditën NdërkombëtareMaleve.

"Miq të dashur, Shqipëria jonë është e mbushur me male nga më të bukurit në botë. Në kuadër të Ditës NdërkombëtareMaleve, të ndërgjegjësohemi për të mbrojtur e promovuar Alpet dhe malet tona, natyrën e mahnitshme, pyjet, lumenjtë e liqenet, për të ardhmen e shëndetshme të fëmijëve dhe të gjithë qytetarëve"., - shkruan ai në Facebook.

Gjatë ditës së sotme, Luan Rama dhe Petrit Vasili kanë reaguar ashpër ndaj qendrimit të ndërkombëtarëve në lidhje me emërimin e një prokurori të përgjithshëm të përkohshëm.

Luan Rama flet për korruptimin e ambasadorëve, kurse Vasili sulmon direkt ambasadorin Lu duke thënë se vendit nuk i duhen pazaret, qofshin këto edhe në anglisht. /albeu.com/
Shtuar më 12/12/2017, ora 12:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori