Kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas fjalimit të kryeministrit Edi Rama në parlament dhe akuzave ndaj Presidentit Meta për shkelje të Kushtetutës në lidhje me mosdekretimin e Sandër Lleshit në postin e Ministrit të Brendshëm.
Ai i ka dalë në mbrotjte ish-shefit të tij
Ilir Metës dhe ka përmendur kanabizimin e vendit. E megjithatë në kohën që kanabizimi lulëzonte ishte pikërisht LSI-ja me në krye
Ilir Metën në koalicion me Edi Ramën.
"Kryeministri i plagosur shpirterisht qan per Lleshaj ne kuvend.Kryeministri qe nuk
vuri kujen se Shqiperia u mbyt me droge dhe u pagezua si Kolumbia e Europes,apo qe eshte vendi i pare ne Europe per emigrimin e femijeve,apo qe u rikthye ne listen e zeze te vendeve qe pastrojne para,apo qe krimi i organizuar dhe dhjetra banda jane sheshit neper Shqiperi sot:
vuri kujen ne mes te parlamentit e qan e qan aq fort per lleshajn. Duket nje
qarje qe shkon pertej kushtetutes,nje
qarje, qe i del nga zemra,nga shpirti dhe nga trupi.. Mbaje veten kryeminister se le nam mos ngaterro
punet e shtetit me
punet e shpirtit.",shkruan Vasili.
Shtuar më 06/11/2018,
ora 13:49