LSI fillon estradën: Luan Rama kundërshton Monikën
Pëlqej
Në LSI ndodh shpesh që kryetari të mos jetë në një mendje me nënkryetarin, madje edhe gruaja të mos jetë në një mendje me burrin kur vjen puna tek aksionet politike.

Ja për shembull, sëfundmi Luan Rama ka dalë kundër qendrimit të Kryemadhit sa i përket mënyrës së si Arta Maku u zgjodh Kryeprokurore.

Kryemadhi thotë se nuk ka gjë personalisht me Markun por me praktikën anti-kushtetuese që u ndoq sipas saj për t'a dërguar në krye të organit të akuzës, kur Rama thotë se nuk bie dakord me kete qendrim sepse edhe ajo (Arta Marku pra) ka faj që lejoi të përdorej.

Postimi i Luan Ramës
Nuk jam dakord me ju zonja Kryemadhi!

Që prej votimit antikushtetues në Kuvendin e Shqipërisë, kur zonja Arta Marku u caktua si prokurore zëvendësuese e Prokurorit të Përgjithshëm e në vijim, ju kam dëgjuar në të gjitha prononcimet tuaja publike të shpreheni se “nuk jemi kundër Artës e nuk kemi gjë me të, por me praktikën antikushtetuese dhe antiligjore që u ndoq nga ana e Partisë Socialiste”.

Më lejoni zonja Kryemadhi t’ju shpreh objeksionet e mia, përkatësisht edhe kundërshtimin tim ndaj këtij qëndrimi të shprehur nga ana juaj, pasi zonja Arta Marku, me apo pa vetëdije, u bë pjesë e lojës politike të Partisë Socialiste për të deformuar e penguar reformën në drejtësi dhe pranoi të zëvendësojë Prokurorin e Përgjithshëm, e mbështetur vetëm nga votat e urdhëruara të Kryeministrit dhe klanit të tij!

Një prokuror me integritet qytetar dhe profesional, një profesionist që karrierën e bazon në zotësitë profesionale dhe jo në konjukturat politike, një jurist që i falet vetëm ligjit dhe jo urdhërit politik, nuk do të pranonte të caktohej në një detyrë në kundërshtim me Kushtetutën dhe përmes një një procesi krize dhe konflikti politik!

Procesi antikushtetues dhe antiligjor i kapjes politike të Prokurorit të Përgjithshëm nuk është as virtual dhe as imagjinar. Ai ka autorë realë, ka protagonistë, ka aktorë, ka njerëz përgjegjës, dhe Arta Marku është një ndër ta!
Shtuar më 22/12/2017, ora 16:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori