LSI e Metës, partia më e pasur në vend, dalin shifrat që do t'ju habisin (FOTO LAJM)
Pëlqej
Partie e udhëhequr nga Ilir Meta është më e pasura në vend sipas të dhënave të vitit 2016, të cilave iu është referuar Instituti i Studimeve Politike, i udhëhequr nga politologu Afrim Krasniqi.

Sipas këtyre të dhënave, LSI ka arritur rreth 87.2 milionë lekë të ardhura, kundrejt 86.6 milionë lekë të Partisë Socialiste dhe 57.1 milionë lekëve të Partisë Demokratike.

"Shpjegimi?"., pyet Kraniqi, sepse partitë në qeveri, për shkak të aseteve e përfitimeve informale të pushtetit, kanë gjithnjë më shumë të ardhura sesa partitë në opozitë, shpjegon ai.

"Partitë e modelit klientelist kanë strukturë funksionale financimi sipas vendit të punës që kanë marrë anëtarët dhe sipas hierarkisë në vendet e punës"., -vijon më tej ai. /Albeu.com/
Shtuar më 20/03/2017, ora 12:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori