LSI dërgon komisionerin e saj për zgjedhjet e Kavajës pas "darkës me peshk"
Darka e peshkut që Meta dhe Rama hëngrën mbrëmë tek "Pazari i Ri" duket se po jep rezultatet e para.

Ndërkohë që ishte shprehur se nuk do të merrte pjesë në zgjedhjet e Kavajës duke i cilësuar ato si një farsë, LSI ka dërguar sot në KQZ emrin e komisionerit të saj për KZAZ-në e këtij qyteti në kuadër të zgjedhjeve për kreun e ri të bashkisë, shkruan Albeu.com.

Ky duket si hapi i parë i bashkëpunimit mes PS-së dhe LSI-së pas darkës së mbrëmshme dhe tensioneve të ditëve të fundit mes tyre. /Albeu.com/
Shtuar më 03/04/2017, ora 13:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori