LSI drejt "shkërmoqjes"? Ish-deputetja i bashkohet PS-së
Ish-deputetja e LSI në Tepelenë, Ediola Braha ka vendosur t’i bashkohet PS-së.

Lajmin e ka bërë me dije ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”.

Çuçi shkruan se LSI po shkon drejt “shkërmoqjes” totale dhe më 25 prill do të marrë goditjen finale.

“Skuadrës fantastike të Partisë Socialiste në Tepelenë iu bashkua edhe deputetja e LSI-së, Ediola Braha. S’ka më asnjë dyshim se partia që kryetari i opozitës e ka quajtur “SHPK-ja e tregtarit të Venedikut”, po shkon drejt shkërmoqjes totale dhe më 25 prill do të marrë goditjen finale. Angazhimi me LSI-në dhe vota për këtë parti është një mundësi e çuar dëm. Kaq gjë shqiptarët e kanë të qartë dhe do ta dëshmojnë me votë. Partia Socialiste është e vetmja e mirë që ka sot politika shqiptare. Në këto zgjedhje nuk diskutohet thjesht mandati jonë i tretë, por jemi në një betejë mes të ardhmes dhe të shkuarës. Ata janë e shkuara e rrëmujës dhe e rrënimit që nuk meritojnë më besim”, shkruan Çuçi.
Shtuar më 24/01/2021, ora 14:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori