Rama nga Kongresi i kërkon SPAK të hëtojë Berishën

Kryeministrti Edi Rama ka kërkuar që SPAK të hetojë Sali Berishën, pasi Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli atë non grata disa muaj më parë.

Në Kongresin e Partisë Socialiste, Rama tha se SPAK duhet të vihet në lëvizje pas asaj deklarate nga DASH, ku ish-kryeministri akuzohet për minim të demokracisë dhe korrupsion.

Sipas kreut te qeverisë ajo deklaratë është një “gurë në qafë” për Shqipërinë dhe se numk mund të rrijë pezull.

“Ndërkohë që SPAK vihet në lëvizje edhe nga një deklaratë partie, e të tjerave, jo e jona… sot akoma nuk është vënë në lëvizje nga deklarata më e rëndë që është bërë zyrtarisht në 30 vite nga aleati më i madh strategjik i Shqipërisë. jo për një njeri po për krejt Shqipërinë

Sepse ai njeri ka drejtuar Shqipërinë. SPAK ka një detyrim që e tejkalon shtetasin e ndaluar të hyjë në SHBA. Ajo deklaratë s’mund të rrijë pezull, ose ka bazë ose ska.

Ajo deklaratë e mbetur pa përgjigjen e drejtësisë për të gjithë ata që kuptojnë nga marrëdhëniet ndërkombëtare, ajo deklaratë është gur në qafën e Shqipërisë. SPAK-u duhet t’ia heqë këtë Shqipërisë nga qafa, duke e ndarë. Ka bazë s’ka bazë

Që shqiptarët, edhe ata krejt pa tru, ta marrin mesazhin, ka bazë apo s’ka“, tha Rama.