LSI dënon aktin kriminal në Maqedoni
Luan Rama
Partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka dënuar ashpër ngjarjen e ndodhur ne fshatin Smilkovc të Shkupit, ku në rrethana ende të paqarta mbetën të vrarë pesë persona.

Në një konferencë për shtyp sekretari i përgjithshëm i LSI Luan Rama dënoi tentativat dhe grupet kriminale që synojnë të nxisin dhunë ndëretnike në vend.


“Dënojmë aktin dhe humbjen e jetës së pafajshme të qytetarëve, si një akt kriminal që synon të krijojë destabilitet politik. Është për të ardhur keq që ka grupe të caktuara që synojnë të provokojnë situata të tilla ndëretnike. Ajo që ka rëndësi është stabiliteti dhe fryma bashkëpunuese, në mënyrë që Maqedonia të përbushë synimet e saj për anëtarësimin në BE” –tha ai.


Duke u shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimave, Rama ka kerkuar hetime në lidhje me autorët e vrasjes. /albeu.com/

Shtuar më 14/04/2012, ora 14:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori