LSI: Çimka e përdorur nga Edi Rama
LSI ka reaguar pas transmetimit te videos ku Zv. kryeministri Ilir Meta urdheron ish-ministrin e Ekonomise Dritan Prifti, te anulloje nje tender dhe ne vend te tij, tenderin t'ia jap nje kompanie tjeter.

Ja deklarata per media e LSI-se:

Eshte perdorur serish Dritan Prifti, kete rradhe ne nje shfaqje te neveritshme realizuar permes nje montazhi te peshtire, ku ne rolin e nje çimke te komanduar nga Edi Rama perpelitet ne grahmat e fundit, i detyruar ta hedhe vallen sipas vijesjelljes se klaneve kriminale dhe korruptive, qe me largimin e tij nga qeveria humben instrumentin per realizimin e interesave te tyre kriminale.

Per Levizjen Socialiste per Integrim, shfaqje te tilla - pjelle e krimit te organizuar, nuk perbejne asnje shqetesim.

Perkundrazi, lufta pa kompromis e deri ne qelizen e fundit ndaj krimit te organizuar dhe veprimtarise mafioze e korruptive mbetet nje konstante e pandryshueshme, nje prioritet gjithnje i pazevendesueshem, nga i cili nuk mund te na largojne makinacionet dhe montazhet e nje çimke te skaduar.

Ne respekt te shtetit ligjor dhe te institucioneve te zbatimit te ligjit, LSI e fton çimken dhe ate qe e perdor e cilindo qe disponon fakte dhe prova, t'i drejtohen organit te Prokurorise qe te zbardhet e verteta dhe cilido qe rezulton i implikuar te vihet perpara drejtesise.
Shtuar më 11/01/2011, ora 22:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori