LSI: Blerja e votës, vepër penale
Nënkryetari i LS-së, Ylli Manjani, kërkoi sot që të gjithë zgjedhëst duhet të verifikojnë emrat në listat si dhe u ka bërë apel që të informohen për numrin e qendrës ku do të votojnë.

Në një konferencë për shtyp, Manjani bëri thirrje gjithashtu që "kushdo që tenton të përdorë para apo mjete të tjera për të joshur zgjedhësit në ditën e votimit është i ndëshkueshëm penalisht".

"Jua garantojmë edhe këtë që do të ndodhë, jo për hakmarrje, por për drejtësi, sepse është momenti që të flasë ligji, është momenti që të flasë drejtësia", tha nënkryetari i LSI-së. /albeu.com/
Shtuar më 17/06/2013, ora 17:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori