LRI, organizata më e fuqishme rinore
Pëlqej
Në fjalën e tij gjatë, Konventës së tretë kombëtare të Lëvizjes Rinore për Integrim, Kreu i LSI, Ilir Meta ka deklaruar me bindje, se kjo forcë rinore, është ndër më të fuqishmet.

“Kemi më shumë arsye për të qënë krenar, dhe mund të them se në këto 20 vite Lëvizja Rinore për Integrim përfaqëson lëvizjen më të fuqishme që ka pasur ndonjëherë Shqipëria, përfaqëson energjinë më pozitive për të ecur përpara”,- theksoi Meta.

Drejtpërdrejt nga pallati i Kongreseve, Meta theksoi, “Ne të gjithë jemi sot krenar që Shqipëria i ka plotësuar të gjitha standartet për heqjen e vizave, në mënyrë që dhe ju të rinjtë të lëvizni pa barriera”.

Ndër të tjera Meta nënvizoi se, “LRI është plotësisht e aftë të ndihmojë LSi që të arrijë një rezultat spektakolar në zgjedhjet e ardhshme”. (albeu.com)
Shtuar më 03/11/2010, ora 21:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori