LRI kamping në bregdetin e Jalës
Pëlqej
Lëvizja Rinore për Integrim ka organizuar për të gjashtin vit radhazi kampingun në bregdetin e Jalës në Vlorë, një aktivitet që është bërë traditë tashmë. Edhe këtë herë mbi 500 të rinj e të reja nga i gjithë vendi, kryesisht studentë e gjimnazistë, të cilët janë anëtarë e simpatizantë të forumit rinor të Lëvizjes Socialiste për Integrim, janë bërë pjesë e këtij kampi disaditor ku aktivitetet politike, kulturore dhe argëtuese do të jenë në fokus.

Të pranishëm në ceremoninë e organizuar me rastin e nisjes së kampingun kanë qenë Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta, Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, z. Florian Raunig, Ambasadori i Italisë, z. Massimo Gaiani, deputetët Monika Kryemadhi, Petrit Vasili e Kejdi Mehmetaj, drejtues të pushtetit vendor dhe përfaqësues të LSI-së e LRI-së.

Duke folur gjatë ceremonisë, z. Meta ka vlerësuar punën që kanë bërë të rinjtë e LRI-së për ndërtimin e kampingut falë një pune gjigante dhe disaditore, duke i ndryshuar madje edhe pamjen zonës bregdetare. Kryetari i LSI-së u shpreh se rinia duhet të guxojë të ecë më shpejt në rrugën drejt Bashkimit Europian.

“M’u duk një sfidë e vështirë të ndërtosh një kamp në kaq pak kohë, por prandaj na duhet LRI-ja, që është energji e re dhe gjithmonë do të jetë kështu, që mund të guxojë dhe të eci më shpejt, për një vend që aspiron të jetë pjesë e BE-së”, tha ndër të tjerash Kryetari i LSI-së, Ilir Meta.

Fjalën gjatë aktivitetit e morën edhe diplomatët e pranishëm, teksa Ambasadori i OSBE-së, Florian Raunig shprehu kënaqësinë për frymën e bashkëpunimit që kanë treguar të rinjtë e LRI-së gjatë këtyre ditëve dhe se kjo duhet transmetuar edhe në nivel kombëtar.

“Jam i kënaqur për frymën e bashkëpunimit dhe konstruktivitetit që keni treguar në rinovimin e kësaj zone, duhet ta transmetoni dhe ta transferoni edhe në nivelin kombëtar. Jam i lumtur që së bashku mund të flasim për sfidat e OSBE-së, si sfida të përbashkëta me ju. Më shumë se kurrë ky vend ka nevojë për bashkëpunim dhe mirëqenie në të ardhmen”, tha z. Raunig. /albeu.com/


Shtuar më 26/08/2014, ora 15:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori