LPD-ja kërkon praninë e NATO-s në Luginën e Preshevës
Albeu.com
Udhëheqësi i Partisë “Lëvizja për Progres Demokratik” në Luginën e Preshevës, Jonuz Musliu, deklaroi se kjo parti do të kërkojë praninë e NATO s në këtë luginë.Musliu tha se partia e tij e ka ngritur këtë iniciativë pas deklaratës së Kryeministrit Koshtunica se ekziston mundësia e destabilizimit në rastin e përcaktimit të statusit të Kosovës.
"Do të kërkojmë që NATO ja të jetë e pranishme në Bujanovc dhe Preshevë për të ruajtur sigurinë, sepse nuk duam shkallëzim të dhunës në këtë rajon", ka thënë Musliu për të shtuar se kërkesën do t'ia paraqesë të gjitha institucioneve përgjegjëse.
Shtuar më 18/09/2007, ora 13:02
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori