Lotët nuk i ndala duke të lexuar historinë!
nga Ilir Hoxholli -

Unë e di që të përcjellësh apo të shpërndashë vlera nuk do të kesh vëmendjen e një skandali vipash apo të politikës. Kam hequr dorë nga komentimi ndaj tyre, sepse mendoj se jeta është më e bukur pa ata lloj show, që ecin me parimin se nuk ka reklamë të keqe. Në këtë hyrje shumë lexues mund të tërhiqen për ta vazhduar leximin. Rasti që dua të sjell është i një djali, të cilin e kam zili, po po e kam zili, nuk do të të doja të isha kurrë në pozicionin e tij, por ai është një hero i heshtur, një shembull për t'u ndjekur, një djalë që meriton shumë, një rast që duhet të përhapet për të edukuar qindra të rinj që kujtohen për nënat me foto në fb në festë e 8 Marsit apo disa të tjerë që i kanë lënë nëpër azile. Dashuria dhe detyrimi ndaj nënës nuk shlyhet me shërbyes, ajo ka nevojë për një përqafim, një puthje, një fjalë të mirë. Nënat tona na kanë rritur dhe vetëm në pleqëri të thellë kanë nevojë për ne, por rasti i këtij heroi të heshtur është për t'u ndarë mes nesh, jo si rast i shkretë, por si një reflektim të shoqërisë. “Me mamanë kam vuajtur sa vetëm shpirti im e di, përpiqem përditë, mundohem që të ndjehet mirë. Çdo përpjekje, çdo lëvizje që bëj, e bëj për të. Mblidhja kanoçe dhe bidonë që 10 vjeç, për të siguruar bukën e gojës, kur je me dy klasë shkollë çfarë pune mund të bësh”. Mbeta pa fjalë cfarë sakrifice, cfarë njeriu, shumë të tjerë do i kishin braktisur nënat në këtë gjendje dhe jo në këtë gjendje, ne po i lejmë nënat tona kur ata mbeten për një gotë ujë.

Ermali thotë: "se forcën për të përballuar jetën e vështirë e ka gjetur tek besimi në Zot" Ajo që më ka habitur është se shokët që i kam pyetur më thanë që ne jemi falur me të dhe kurrë nuk është ankuar. Çfarë madhështie, e ka mbajtur ndër vite këtë hall duke mbledhur shishe plastike, duke qarë me vehten çdo natë derisa sot ata lot nuk mund t'i mbajë më, i solli mes nesh si një sprovë të indiferencës tonë. Si një model i dashurisë pa kushte e birit ndaj nënës, kush nga ne bën një sakrificë të tillë? Mund ta braktiste siç bëri babai me motrën.

"Që nga 2010 nuk e kam takuar dhe parë më, ia kam harruar edhe numrin. Nuk po gjej dot as motrën në Facebook. Më ka ndihmuar disa herë me lekë, nga 100 euro. I kam thënë se mbase kur të bëhem me lekë, kur të kem rrogë, do t’i kthej, më ka thënë që s’është nevoja. Për nënën nuk është interesuar, për mua thoshte të vazhdoj shkollën, por i thosha se unë duhet të punoj që të fitoj bukën e gojës”.

Çfarë sinqeriteti, çfarë plage, si heshtëm ne, ishim me "dhuro dashuri" falëminderit stafit të burgut për ndihmën në vazhdimësi, nuk të njoh, por do jesh një prioritet i nismës tonë, do të jemi pranë teje, jo për shkak të varfërisë, por për atë që Zoti ka porositur për nënat. Ty mor djalë të kam zili, se Parajsa është te këmbët e nënës, se për të jemi porositur ta respektojmë si gjënë më të shtrenjtë në botë. Sot je vllai im, do mundohem që halli jot të jetë dhe i imi. Lotët nuk i ndala duke të lexuar historinë, e me lejo që të jem bashkëudhëtar me ty në rrugën e Parajsës... /albeu.com/
Shtuar më 30/01/2017, ora 20:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori