Lotaria kombëtare, proteston AK: Mos shisni pasurinë kombëtare!
Aleanca Kuq e Zi ka protestuar sot para Ministrisë së Financave në shenjë kundërshtie ndaj procesit për tenderimin e Lotarisë Kombëtare ndërsa ka akuzuar qeverinë se po bën korrupsion me asetet kombëtare.


“Tenderi është korrupsion me asetet kombëtare, qeveria vazhdon tradhtitë me pasuritë e vendit duke shitur pasuritë kombëtare. Qeveria ka ministra bixhozxhinj, Ridvan Bode, është fanti spathi i qeverisë”, thanë përfaqësues të AK sot në protestën para Ministrisë së Financave.

AK theksoi se lotaritë nuk mund të administrohen as nga PD as nga PD. /albeu.com/
Shtuar më 30/06/2012, ora 12:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori