Lotaria Kombëtare, Braçe: Ministria nuk mund të fshehë skandalin
Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe e ka cilësuar si fyese përgjigjen e Ministrisë së Financave për Lotarinë Kombëtare. Sipas tij nga të dhënat e ofruara nga ministria bëhet fjalë për një monopol unik pasi kompania që do të marrë licensën do të paguajë të njejtat tatime e taksa që paguan çdo biznes i zakonshem.


"Ministria e Financave thotë se kompania që do të marrë licensen monopol do të paguajë:
-10% tatim fitimi!
Kete tatim e paguan cdo biznes i zakonshem sot në Shqiperi!
-TVSH 20% për cdo blerje!
Kete tatim e paguan sot cdo biznes i zakonshemShqiperi!
-Taksat Lokale!
Taksat lokale i paguan cdo biznes i zakonshem, madje dhe bizneset e vogla, sot në Shqiperi!
-Sigurimet shoqërore për cdo të punesuar!
Sigurimet shoqerore i paguan sot cdo biznes i zakonshem sot në Shqiperi, madje ato i paguajne edhe të vetpunesuar, madje madje edhe ata të vetpunesuar që Kanë dalë në pension!
-10% mbi cdo divident që do të terheqë!
Këtë tatim e paguan cdo biznes i zakonshem sot në Shqiperi, në cdo rast që raporton divident të terhequr!
-10% tatim në burim për cdo çmim të shperndarë!
Kete tatim e mban ne rolin e agjentit kompania, por e paguan ai që fiton cmimin! Ky tatim mblidhet sot nga cdo kompani e zakonshme qe organizon llotari apo baste sportive!" shkruan Braçe në profilin e tij në Facebook.


Duke vijuar më tej ai shprehet se skandali nuk mund të fshihet nga kryeministri i cili po hesht pasi është kapur në flagrancë pasi po tregton një monopol shtetëror që kushton 100 milion euro me një çmim prej 3 milion eurosh. /albeu.com/


Shtuar më 24/06/2012, ora 10:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori