Lotaria amerikane nis më 3 tetor, ja nga çfarë mashtrimesh duhet të ruheni
Më 3 tetor do të nisë aplikimi për "Lotarinë Amerikane" dhe në Shqipëri interesi është çdo vit i lartë.

Për të shmangur çdo paqartësi dhe ngatërresë, Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka dhënë në detaje mënyrën dhe procedurat që duhen ndjekur për t’u bërë pjesë e lotarisë.

Periudha e regjistrimit

Regjistrimet për Programin e Lotarisë DV-2020 duhet të kryhen në mënyrë elektronike në: ëëë.dvlottery.state.gov, duke nisur në mesditë, Ora Ditore Lindore (EDT) (GMT-4), e mërkurë, 3 tetor 2018, deri në mesditë, Ora Standarte Lindore (EST) (GMT-5), e martë, 6 nëntor 2018.

Mos prisni deri në javën e fundit të periudhës së regjistrimit, pasi kërkesat e shumta mund të shkaktojnë mbingarkesё të faqes së internetit. Aplikimet me letër ose aplikimet e vonuara nuk do të pranohen.

Ligji lejon vetëm një regjistrim për cdo person gjatë periudhës së regjistrimit. Departamenti i Shtetit përdor teknologji të sofistikuar për t’u vënë në dijeni të regjistrimeve të shumëfishta. Individët që kanë aplikuar më shumë se një herë gjatë një periudhe regjistrimi do të skualifikohen.

Plotësimi i regjistrimit elektronik për Programin e Lotarisë DV-2020.

Plotësoni Formularin Elektronik të Regjistrimit për Vizën e Shumëllojshmërisë (E-DV Entry Form ose DS5501) online në faqen zyrtare ëëë.dvlottery.state.gov. Regjistrimet e papërfunduara nuk do të pranohen. Regjistrimi për Programin e Lotarisë është falas.

Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të pajiseni me faqen e konfirmimit dhe numrin e konfirmimit. Pa këtë informacion, nuk do të jeni në gjendje të hyni në sistemin online, i cili do t’ju informojë mbi statusin e regjistrimit tuaj.

Duhet të jeni të kujdesshëm në rastin kur dikush ofrohet të ruajë fletёn tuaj të konfirmimit dhe numrin tuaj të konfirmimit. Ju gjithashtu duhet të keni akses tek posta elektronike që keni vendosur tek regjistrimi juaj në E-DV.

Lexoni Pyetje të Shtruara Shpesh për më shumë informacion rreth mashtrimeve të Vizave të Shumëllojshmërisë. Ju mund të shikoni videon tonë për t’u njohur me programin e vizave të shumëllojshmërisë, dhe udhëzime hap pas hapi që ju ndihmon të dorëzoni aplikimin tuaj.

Pasi të keni dorёzuar elektronikisht regjistrimin e plotë, juve do t’ju shaqet një faqe konfirmimi, e cila përmban emrin tuaj dhe numrin tuaj unik të konfirmimit.

Printojeni këtë faqe dhe ruajeni. Duke filluar nga 7 maji 2019, ju do të mund të kontrolloni statusin e regjistrimit tuaj në faqen zyrtare ëëë.dvlottery.state.gov, duke klikuar mbi Kontrollin e Statusit të tё Regjistuarit dhe duke futur numrin unik të konfirmimit dhe informacionin personal.

Kontrolli i Statusit të tё Regjistuarit do të jetë e vetmja mënyrë informimi mbi përzgjedhjen tuaj për Lotarinë DV-2020, duke ju dhënë udhëzime se si të vazhdoni mё tej me aplikimin tuaj dhe duke ju njoftuar mbi takimin për vizë emigrimi. /albeu.com/
Shtuar më 29/09/2018, ora 09:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori