Ja si të aplikoni për Lotarinë Amerikane
Nga data 1 tetor deri në 3 nëntor 2014, shqiptarët mund të aplikojnë për të qenë pjesë e Lotarisë Amerikane.

Për t’u regjistruar në lotari, çdokush duhet të plotësojë kërkesat e edukimit ose të eksperiencës së punës të programit të lotarisë.

Edukim ose punë e kualifikueshme:
Ju duhet të keni një edukim të mesëm ose të barabartë, të përcaktuar si 12 vjet edukim fillor dhe të mesëm të përfunduar plotësisht (pra, të vërtetoni me bindje që keni mbaruar 12 vjet shkollë të plotë); ose të keni 2 vjet eksperiencë pune brenda 5 viteve të shkuara në një punësim që kërkon të paktën 2 vjet trajnim ose eksperiencë për të ushtruar. Për të përcaktuar eksperiencën e kualifikueshme të punës do të përdoret Baza e të Dhënave të Departamentit Amerikan të Punës.

I lindur në një nga vendet kualifikuese
Në shumicën e rasteve kjo kupton vendin (shtetin) në të cilin aplikanti ka lindur. Gjithsesi, ka edhe dy mënyra të tjera, me të cilat një person mund të kualifikohet. E para, në qoftë se një person ka lindur në një vend ku vendasit janë të pazgjedhshëm për të aplikuar, por bashkëshorti(ja) e tij/i saj ka lindur në një vend ku vendasit janë të zgjedhshëm për të aplikuar, ky person mund të pretendojë vendin e lindjes së bashkëshortit(es) dhe në këtë mënyrë të dyve do t’i lëshohet viza që ata të hyjnë në SHBA njëkohësisht. E dyta, në qoftë se një person ka lindur në një vend ku vendasit janë të pazgjedhshëm, por as njëri as tjetri nga prindërit e tij/saj kanë lindur ose banuar atje në kohën kur personi ka lindur, një person i tillë mund të pretendojë vendlindjen në një nga vendlindjet e prindërve të tij/saj, në qoftë se ky vend është i kualifikueshëm për programin e DV-2015.

Nuk aplikojnë
Për Lotarinë e vitit 2015, vendasit e shteteve të mëposhtme nuk janë të pranueshëm për të aplikuar, sepse këto shtete kanë dërguar në total më shumë se 50.000 emigrantë në SHBA në pesë vitet e shkuara: Bangladesh, Brazil, Kanada, Kinë (të lindurit në kontinent), Kolumbi, Republika Dominikane, Ekuador, San Salvador, Haiti, India, Xhamajka, Meksikë, Nigeri, Pakistan, Peru, Filipine, Koreja e Jugut, Mbretëria e Bashkuar (me përjashtim të Irlandës së Veriut) territoret e varura prej saj dhe Vietnam. Personat e lindur në Hong Kong SAR, Makau SAR dhe Tajvan janë të ligjshëm. Ndryshimet e këtij viti për pranueshmërinë: Për DV-2015, të lindurit në Nigeri nuk janë më të ligjshëm.

Informacioni i kërkuar për regjistrimin elektronik

– Emri i plotë – Mbiemri, emri, emri i mesit (jo i babait)

– Data e lindjes – Data, muaji, viti

– Gjinia – Mashkull ose femër

– Qyteti i lindjes

– Shteti i lindjes

– Shteti i pranueshëm ose i kualifikueshëm për programin e Lotarisë DV-2015- Vendi juaj i pranueshëm normalisht do të jetë i njëjtë me atë të lindjes. Kjo nuk ka lidhje me shtetin ku ju banoni.

– Fotografia e regjistrimit – Sigurohuni që të përfshini fotografinë tuaj, të bashkëshortit(es) dhe secilit prej fëmijëve.

– Adresa e postës – (Në emër të…, Adresa: rruga, lagjja, numri i pallatit ose shtëpisë, ose fshati/komuna, qyteti, rrethi, kodi postar, shteti).

– Numri i telefonit – Jo e detyrueshme.

– Adresa e postës elektronike (email) – Shkruani një adresë të postës elektronike (e-mail) në të cilën ju keni akses të plotë dhe direkt.

Ju nuk do të merrni një mesazh zyrtar përzgjedhjeje në këtë adresë. Gjithsesi, nëse aplikimi/hyrja juaj përzgjidhet dhe ju i përgjigjeni njoftimit të përzgjedhjes tuaj nëpërmjet Kontrollit të Statusit të të Regjistruarit, ju do të merrni e-maile të tjera komunikuese nga Departamenti i Shtetit “Qendra Konsullore në Kentucky (QKK)”, duke ju njoftuar që informacioni me detaje i intervistës për vizën emigruese është vendosur në Kontrollin e Statusit të Regjistrimit. Departamenti i Shtetit kurrë nuk do t’ju dërgojë një e-mail duke ju thënë se ju jeni përzgjedhur për programin e DV-së.

Cili është niveli më i lartë i edukimit që keni arritur deri në këtë ditë?
Ju duhet të tregoni një nga nivelet e edukimit ju përket:
(1) Vetëm shkollë fillore,
(2) shkollë të mesme, i/e pa diplomuar,
(3) shkollë të mesme, i/e diplomuar
(4) shkollë profesionale,
(5) disa kurse universitare,
(6) universitet, i/e diplomuar,
(7) disa kurse me nivel pas-universitar,
(8) master, i/e diplomuar,
(9) disa kurse me nivel doktorature,
(10) doktoraturë, i/e diplomuar.

Statusi martesor
I pamartuar, i martuar, i ndarë, i/e ve, ligjërisht i/e ndarë.

Numri i fëmijëve
Regjistrimet duhet të përfshijnë emrin, datën dhe vendin e lindjes të bashkëshortit(es) tuaj dhe të gjithë fëmijëve-natyral, si dhe të gjithë fëmijëve ligjërisht të adoptuar ose të bashkëshortit(es), që janë të pamartuar dhe nën moshën 21 vjeç (përveç fëmijëve që kanë shtetësi amerikane, ose që kanë rezidencë ligjore të përhershme), edhe në qoftë se ju nuk jeni më i martuar ligjërisht me prindin e fëmijës, edhe në qoftë se bashkëshortja apo fëmija nuk banojnë me ju apo nuk do të emigrojnë me ju duhen përfshirë. Vine re se fëmijët e martuar dhe fëmijët mbi moshën 21 vjeç nuk mund të përfshihen sepse nuk kualifikohen për programin e Lotarisë amerikane DV-2016. Në qoftë se nuk i përfshini të gjithë fëmijët, që janë të pranueshëm, do të rezultojë në skualifikimin e aplikantit principal dhe refuzimin e vizës për të gjithë pjesëtarët e familjes që aplikojnë në kohën e intervistës për vizë.

Informacioni mbi bashkëshortin(en)
Emri, data e lindjes, gjinia, qyteti i linjdes, vendi/shteti i lindjes, fotografia; Në qoftë se nuk përfshini bashkëshortin(en), do të rezultojë në skualifikimin e aplikantit principal dhe refuzimin e vizës për të gjithë pjesëtarët e familjes që aplikojnë në kohën e intervistës për vizë.

Informacioni mbi fëmijët
Emri, data e lindjes, gjinia, qyteti i lindjes, vendi/shteti i lindjes.

Ku mund të aplikoj?
Aplikimi bëhet në këtë link: www.dvlottery.state.gov

Shtuar më 03/10/2014, ora 10:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori