"Lokja e parlamentit mbyll gojën" e Majkos
Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate mes deputetit socialist Pandeli Majko dhe kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli. Majko kërkoi që qeveria të negocionte me grevistët ndërsa Topalli u shpreh se si ish- kryeministër, Majko duhet tu kërkonte të falur atyre, pasi nuk u bë asgjë për atë shtresë.

"Qeveria e kryeministrit u con ministrin e Shëndetësisë për tu thënë se do shëroheni, po nuk i çon as të ministrisë së Drejtësisë dhe ministrisë së Financave dhe ç'është me e keqja i nxjerr në konferencë shtypi për tu thënë që dhe kaq sa i keni marr shumë e keni", tha Majko.

Pas ndërprerjes së fjalës për shkak të përfundimit të kohës së replikës mes Majkos dhe Topallit nisi një debat i ashpër.

"Lokja e parlamentit mbyll gojën", tha Majko.

"Ty të të vijë trup, po kjo është edukata jote. Nëse ty zotëri qënia ime nga Shkodra të duket dhe e përcakton ashtu siç pret ta them ty dhe gjithë të tjerëve. Unë jam nga Shkodra, jam nga veriu dhe jam krenare që jam nga Shkodra, dhe jam krenare që jam shqiptare dhe jam nga Shkodra. Nuk ka të sosur urrejtja juaj zoti ish-kryeministër për ata të cilët ti ke dalë sot për të bërë hipokrizinë e ditës dhe të radhës. Kërko të falur. Nuk i thua shqiptarëve që është një ditë e bukur", u përgjigj Topalli.

Në replikë të saj, deputet socialist tha: "Falja nuk është vetëm më fal, i majtë dhe i djathtë e di se në çkushte kam qeverisur unë kur kam qenë kryeministër. Nuk ka qenë vendi aq i qetë dhe nuk ka pasur luftë në kufijtë e tij ndryshe nga faqja që ekziston sot. Këtë besoj mendjet e ftohta e dinë. Ajo që unë dola sot këtu të them është e thjeshtë. Uluni negocioni, ata po ju presin. Është thjesht një kërkesë për negociatë, nuk është grevë politike dhe nuk është grevë e PS, është grevë e një shtrese që ju ka mbajtur mbi supe, po sot Shqipëria nuk qeveriset nga të përndjekurit po Titot dhe bashkëpunëtorët e sigurimit të shteti, ky është fakt". /albeu.com/

Shtuar më 11/10/2012, ora 11:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori