Duket se ligji për lojërat e
fatit nuk kishte rënë në veshin e pronarëve të një
lokali në ishull të Shëngjinit pasi atje vijonte aktiviteti lirisht.
Si pasojë, u arrestua 37-vjeçari me iniciale E.P., banues në Lezhë dhe është shpallur në kërkim A.N. 37 vjeç, banues në Ishull,
Shëngjin.
Ata akuzohen për ushtrimin e aktitvitetit të paligjshëm të
lojërave të
fatit.
Pas kontrollit, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 20 kompjutera në ambjentet e lokalit në Ishull,
Shëngjin që përdoreshin për të vënë lloto.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së
Lezhës për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”. /albeu.com/
Shtuar më 01/02/2020,
ora 11:46