E FUNDIT/ Sherr me armë në Bulqizë, 1 i plagosur
Lokali i gjykatësve dhe prokurorëve, ky është vendi "sekret" ku u takuan Prela dhe Hajdarmataj

Vendimi i sotëm i Arta Markut për të shkarkuar Besim Hajdarmatajn nga detyra e Kryeprokurorit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda i ka kapur të gjithë të papërgatitur në një kohë kur pritej arrestimi i Saimir Tahirit.

Hajdarmataj u zëvendësua nga Donika Prela, të cilën Marku e solli nga Durrësi.

Të dy ata janë takuar pak ditë më parë.

Takimi është dokumentuar përmes një fotografie të publikuar nga Fax Neës ku duken Hajdarmataj dhe Donika Prela duke pirë kafe në një prej lokaleve të Tiranës.

Albeu.com mëson se lokali në fjalë që mban emrin "Ne***a" ndodhet shumë pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë dhe frekuentohet kryesisht nga prokurorë dhe gjykatës të kësaj gjykate.

Vendi ku Prela dhe Hajdarmataj janë ulur është në një kthinë të lokalit, e cila aksesohet nga pak persona.

Nuk dihet konteksti i takimit dhe biseda e kryer mes tyre, megjithatë vendimi i sotëm i Arta Markut të bën të mendosh se tema ka qenë ajo që do të ndodhë pas vendimit të kryeprokurores.

Vendimi i sotëm i Markut duket ende i palexueshëm për aq kohë sa nuk është parë produkti i këtij ndryshimi.
Shtuar më 09/05/2018, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori