Lojrat e fatit në Lezhë, procedohet në gjëndje të lirë një 35 vjeçar
Policia e Lezhës ka nisur procedimin penal në gjëndje të lirë për një 35 vjeçar, i cili ushtronte aktivitetin e lojrave të fatit pa licensë. Nga specialistët për krimet në Komisariatin e Policisë Lezhë është evidentuar dhe goditur një tjetër rast i ushtrimit të aktivitetit të lojrave të fatit pa licensë.

Tek një lokal në fshatin Rraboshtë, Lezhë, janë gjetur dhe sekuestruar tre televizor, një printer dhe një kompjuter me pjeset dhe aksesoret e tij, për llotari sportive, pa qënë i liçensuar. Për këtë rast ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin me inicialet A. B, 35 vjeç, banues në fshatin Rraboshtë, pasi ushtronte këtë veprimtari pa licensë në lokalin e tij.

Lidhur me këtë rast, materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Lezhë, për veprën penale “Organizimi i llotarive të pa lejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”. /albeu.com/

Shtuar më 23/04/2015, ora 09:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori