Lohan: Vizat hiqen kur te plotesohen kriteret
Albeu.com
Pak minuta pas deklaratës së Komisioneres së KE-së, Sisilia Malstrom që konfirmoi hyrjen në fuqi të rekomandimit për heqjen e vizave për shqiptarët, në konferencë për shtyp doli ambasadori i KE-së në Tiranë, Helmut Lohan.
Ai tha se Komisioni Europian sot ka lëshuar propozimin e saj për heqjen e saj në bazë të kërkesave të qarta, brenda një periudhe kohore, siç ishte parashikuar. "Është në dorën e Shqipërisë të plotësojë kërkesat e tjera", tha ai.

Ambasadori Lohan përsëriti disa herë se udhëtimi pa viza do mundësohet vetëm kur të plotësohen të gjitha kriteret. "Presim plan pune të qartë të zbatimit të ligjit për kriteret që janë vënë deri në heqjen e plotë te vizave. Duhet luftë e korrupsionit e krimit të organizuar", shtoi ai.

Lohan refuzoi t'i përgjigjej pyetjeve të gazetarëve në lidhje me situatën politike në vend duke pohuar se nuk kishe asnjë koment. Por ai u shpreh se mesazhet që vijnë nga Brukseli kuptohen shumë mirë nga klasa politike shqiptare.
Shtuar më 27/05/2010, ora 13:07
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori