Lohan: Shqiperia rrezikon hapjen e negociatave me BE-ne
Albeu.com
Nëse forcat politike nuk arrijnë të gjejnë një zgjidhje për kapërcimin e krizës atëherë Shqipëria rrezikon mosrealizimin e qëllimit kryesor të saj, integrimit në BE. Ambasadori i delegacioni të BE në Tiranë Helmut Lohan tha në një intervistë për Dojçe Welen se ...... nëse “parlamenti vazhdon të mos funksionojë si duhet edhe për një periudhë tjetër kohore, atëherë Shqipëria ndodhet përballë një rreziku të madh, që Komisioni të mos ketë mundësi të rekomandojë hapjen e negociatave për pranimin e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE”.

Lohan theksoi se integrimet europiane duhet të jenë bazë për arritjen e një marrëveshjeje mes Berishës dhe Ramës. “Është e rëndësishme që për hir të interesit të integrimit europian të Shqipërisë, drejtuesit politikë të Shqipërisë të mos lenë të kalojë rastin e tryezës së rrumbullakët presidenciale për të hedhur hapa konkretë drejt gjetjes së një zgjidhjeje. Të gjithë drejtuesit politikë të Shqipërisë kanë shpallur gjithmonë integrimin europian të vendit si një nga objektivat e tyre parësore, më të rëndësishme. Dhe vërtet ky objektiv ka qenë dhe mbetet forca e madhe lëvizëse që ka qëndruar dhe qëndron pas politikave të tyre. Prandaj mendoj se baza e ecjes drejt konvergimit të qëndrimeve të tyre të kundërta deri më tani është perspektiva e integrimit europian të Shqipërisë. Kjo perspektivë është në mendjen e tyre gjatë gjithë kohës dhe sidomos në këtë situatë të veçantë” tha Lohan.

Shqipëria ka aplikuar zyrtarisht për statusin e vendit kandidat për në BE në prill të 2009. Në fund të marsit Shqipëria do të bëjë dorëzimin e pyetësorit të BE-së, për vlerësimin e kërkesës së saj për të marrë statusin e vendit kandidat.
Shtuar më 17/02/2010, ora 20:17
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori