Lohan: Drejtesia funksion mbi dy parime
Albeu.com
Ambasadori i Komisionit Evropian në Tiranë Helmut Lohan gjatë pjesëmarrjes në një tryezë binjakëzimi, deklaroi se drejtësia në të gjithë botën funksionon mbi dy parime, ......sistemi mbi përgjegjshmërinë mbi ligjit si dhe mos ndërhyrjet e politikës në këtë sistem. Sipas Lohan, nëse këto dy ekuilibra prishen, atëherë ka vend për tu shqetësuar. Por megjithatë, Lohan i pyetur mbi përplasjen e institucione, deklaroi se duhet të pritej 5 nëntorin, ku ky komision do pasqyrojë progres-raportin per Shqiperine.

Ndërsa ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj i pranishëm në këtë takim, deklaroi se ministria që ai drejton nuk do të tërhiqet nga miratimi i 7 projektligjeve që rregullojnë funksionimin e sistemit të drejtësisë. Alibeaj tha se nuk mund të lejohet që prokurorët të kenë imunitet.
Shtuar më 28/10/2008, ora 20:29
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori