Rama “skuq” Eni Vasilin: Shtatzënë me binjakë, zbulon edhe gjininë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme gjendet në “Open” me Eni Vasilin për të folur rreth fushatës zgjedhore, premtimeve të mbajtura dhe të pambajtura gjatë qeverisjes së tij.

Pavarësisht se moderatorja Vasili iu drejtua direkt kryeministrit me një pyetje direkt për fushatën zgjedhore, kjo se pengoi Ramën të thyente akullin në bisedë dhe t’i nxirrte sekretin Eni Vasilit në lidhje me shtatzëninë e mbajtur fshehur nga ajo.

Gjatë bisedës, Rama e uroi për një shtatzënë të mbarë dhe zbuloi se moderatorja e njohur është shtatzënë me binjakë, dy vajza, gjë për të cilën Rama u shpreh se ndjente zili.

“Doja të të uroja për pritjen, të pata shumë zili kur dëgjova se ke dy dhe mbi të gjitha të dyja I ke vajza…”- uroi Rama.  /albeu.com/

 

 


Shtuar 1.04.2021 21:14