Logjika e Benit: Fakiri me një barake paguan taksa njëlloj sa boss-i me 10 apartamente
Pëlqej
Maxhoranca aktuale erdhi bujshëm me taksën progresive në vitin 2013, por duket se me kalimin e viteve ka ndryshuar mendje, të paktën sa i përket taksës mbi shtëpitë.

Përmes një konference të posaçme të dhënë sot, Ahmetaj paralajmëroi se nuk pritet të ketë taksim më të lartë për shtëpitë e dyta dhe të treta duke bërë kështu që të taksohen njëlloj si ata që kanë një barake sa për të futur kokën ashtu edhe ata që nuk numërojnë dot sa apartamente kanë në pronësi të tyre.

"Nuk do të ketë nivel të diferencuar për shtëpinë e dytë. Përqindja e taksës do të jetë mbi vlerën reale", - tha Ahmetaj në konferencë për shtyp.

Qeveria pritet të fusë në skemën e TVSH-së të gjitha bizneset duke rritur alarmin tek këto të fundit për kostot shtesë si edhe frikën e falimentimit. /albeu.com/

Shtuar më 10/10/2017, ora 17:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori