Lodhje, temperaturë e të vjella: Si u zbulua e mitura me COVID-19 në Berat
Një 16-vjeçare nga fshati Kostren që ndodhet në afërsi të Tomorrit, është e infektuara e radhës sot në qytetin e Beratit.
Një vajzë e mitur është e infektuara e rradhës me koronavirus në Berat. Mësohet se 16-vjeçare nga fshati Kostren që ndodhet në afërsi të Tomorrit është e infektuar me COVID-19.

16-vjeçarja kishte shfaqur para tri ditësh shenja të lodhjes trupore dhe më pas temperaturë e lartë.

Familjarët e kanë sjellë vajzën në Spitalin Rajonal të Beratit ku mjekët infeksionistë e kanë futur menjëherë në Repartin e karantinës.

Vajza ka qëndruar rreth 2 orë në Spital dhe pasi i është bërë ekzaminimi dhe tamponi është dërguar në banesën e saj, duke i rekomanduar të mos lëvizë nga banesa deri në përgjigjen e analizimit të tamponit.

Pasi mbërriti ditën e sotme përgjigja e tamponit që ka konfirmuar se vajza ka rezultuar "pozitive", mjekët epidemiologë janë nisur drejt banesës së vajzës ku edhe do të merren tamponët e familjarëve si dhe do të gjurmohen personat e kontaktit me të.

Sipas mjekëve epidemiologë në Spitalin e Beratit, 16-vjeçarja ka shfaqur shqetësime 3 ditë më parë. Ditën e parë ajo ka pasur humbje rezistence trupore dhe temperaturë të lartë.

Më pas, ditën e djeshme, kur edhe është sjellë në Spitalin e Beratit, ajo kishte këputje trupore, të vjella, mungesë të theksuar oreksi dhe herpese të shumta në buzë si rezultat i temperaturës së lartë, raporton BW.

Mjekët deklarojnë se vajza kishte vite që vuante nga bajamet kronike dhe për këtë arsye ajo merrte edhe mjekime. Sipas mjekëve, vajza nuk ka pasur histori kontakti me persona të ardhur nga jashtë dhe ende nuk dihet sesi është infektuar.
Shtuar më 25/04/2020, ora 16:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori