Lobimi rus, Lulzim Basha rrezikon deri në 7 vite burg
Ditën e sotme Lulzim Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dervishaj janë marrë të pandehur nga Gjykata për lobimin në SHBA.

Prokuroria ka rrëzuar një akuzë, dhe tashmë për tre funksionarët e PD rëndon vetëm akuza për "falsifikim dokumentave".

Sipas Kodit kjo vepër është e rëndë, pasi dënimi për të është deri në 7 vite burgim. Që do të thotë nëse Gjykata pranon provat e organit të akuzës, Basha, Ristani e Dervishi rrezikojnë deri në 7 vite burg.

Çfarë thotë Neni 190 i Kodit Penal?

Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve (Ndryshuar me ligjin nr.9188, datë 12.2.2004, neni 6; shtuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 15; shfuqizuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr. 47, datë 26.7.2012, pjesa që parashikon dënimin me gjobë si dënim kryesor)

Falsifikimi ose përdorimi i vulave, i stampave apo i formularëve të falsifikuar ose paraqitja e rrethanave të rreme në këto të fundit, që u drejtohen organeve shtetërore, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet.

Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.
Shtuar më 08/11/2019, ora 17:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori