Lobimi me para ruse, Basha mbërrin në prokurori
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbërritur pak më parë në Prokurinë e Tiranë ku ishte thirrur si person që kishte dijeni për dosjen e lobimit në SHBA me para me burim nga Rusia.

Basha u thirr disa ditë më parë në prokurori për të dëshmuar mbi dijeninë e tij për lobimet në emër të PD-së me fonde të biznesmënëve që kanë lidhje të forta në Rusi.

Ndërkohë pas thirrjes së Bashës në Prokurori, PD ka dalë me një sqarim. Sipas tyre Basha shkoi në Prokurori për njohjen me letërporositë, për të cilën thonë se ka ardhur që në muajin gusht, por i bëjnë publike tani sipas “axhendës politike të Ramës”.

Basha shkoi sot ne prokurori, pasi prokuroria hoqi dore nga kerkesa e paligjshme per thirrjen per njohje me aktet. Behej fjale per njohjen me leterporosite qe kane shkuar qe ne gusht ne prokurori dhe i bejne publike tani, sipas axhendes politike te Rames. Pasi ne i thame te enjten se kerkesa eshte e paligjshme dhe i sherben qeverise, erdhi nje shkrese tjeter, e formuluar brenda kerkesave ligjore, qe kerkon deshmi ne cilesine e personave qe kane dijeni per ngjarjen. Njesoj si disa muaj me pare, kur ka dhene nje deshmi te ngjashme, Basha u paraqit ne prokurori”,thuhet në sqarimin e PD-së.
Shtuar më 25/03/2019, ora 09:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori