Lleshaj zbulon marrëdhënien që ka me Berishën: Nuk e kam patur fatin t'a kem mik
"Nuk kam patur fatin që ta kem mik Berishën. Nuk është prishur asnjë miqësi..."

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka zbuluar marrëdhëniet që ka me ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berishën.

Lleshaj tha se shmang çdo koment të tij, e madje i shpërfill denoncimet e tij.

"Nuk kam patur fatin që ta kem mik Berishën. Nuk është prishur asnjë miqësi. Ka qënë shumë larg dhe lart meje.

Ka qenë kryeministër, president. Ku di unë të tjera. I ndjek postimet e tij më shpërfillje.

Atë meriton. Kanabisi nuk është më fenomen shqetësues në Shqipëri, por problem si në çdo vend tjetër normal. E thotë raporti se Shqipëria monitorohet shumë"-tha Lleshaj.
Shtuar më 19/10/2020, ora 23:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori