Lleshaj urdhëron shkarkimin, flet për herë të parë Zef Hila
Pak minuta më patë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, kërkoi shkarkimin e kryetarit të bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila.

Ky vendim erdhi pas ngjarjes së ndodhur mbrëmë ku KZAZ 6 në Bushat, që u dogj bashkë me materialet zgjedhore.

Kujtojmë se ditën e sotme është arrestuar Alfred Hila, 51 vjeç vëllai i kryetarit të Bashkisë Vau i Dejës.

Në një telefonatë direkte për Report TV, Hila u shpreh se nuk është marrë me organizimin e protestës, protestuesit kanë protestuar si qytetarë të lirë.

"Unë nuk e kam dëgjuar. Unë nuk kam asnjë lloj informacion por di që protestat në Vaun e Dejës kanë qen të qeta dhe nuk ka pasur incidente. Protesta e djeshme nuk është organizuar nga Bashkia e Vaut të Fejës, por nga Alaenca për Mbrojtjen e Demokracisë të Vaut të Dejës. Unë e them me përgjegjësit të plotë se nuk jam marrë me oganizim të protestë. Porositë kanë qenë që protestat të jenë të qeta dhe paqësore. Unë jam kryetar i bashkisë, i zgjedhur. Nuk kam qenë pjesë e protestës. Të gjitha ata kanë protestuar si qytetarë të lirë. Ata kanë të drejtën e tyre. Aq më tepër kemi një dekret të presidentit dhe çdo njeri ka të drejtën e tij. Të gjitha kanë qenë jashtë orarit të punës. Ministri është disinformuar në raport me kryetarin e bashkisë", tha Hila.

Lleshaj shtoi se të njëjtin fat me të Hilës, do të ketë kushdo tjetër që do të guxojë të pengojë zgjedhjet apo të dëmtojë materialet zgjedhore.
Shtuar më 28/06/2019, ora 12:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori