Provokuese me bikini minimaliste, Xhemi Shehu lë komentin epik në foton e Olta Gixharit

Pas daljes nga “Big Brother VIP Albania”, Olta Gixhari po shijon pushimet verore në vende të ndryshme brenda e jashtë Shqipërisë.

Tashmë, aktorja po kalon kohë në rivierën e bukur shqiptare dhe s’kanë munguar as pozat në rrjetin social Instagram. Fotoja e saj e fundit është shkrepur mbi shkëmbinj, teksa ajo ka pozuar me bikini dhe krahas postimit shkruan:

“S’ka fjalë për të shpjeguar bukurinë e vendit tonë”

Komentet funny në foto janë të shumta, por më epiku është ai i Xhemi Shehut:

“E natyrisht këtu të gjithë shohin bukurinë e vendit tonë”- shkruan Xhemi, duke lënë të kuptohet se sytë janë diku tjetër.

Deri tani, ky koment epik është më i votuari dhe po merr qindra pëlqime.


Shtuar 16.08.2023 17:28