Nuk u paraqit për t’u përballur me opozitën për “McGonigal” në Kuvend, zbulohet ku ndodhet Rama (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama nuk është paraqitur në seancën e sotme në Kuvend, ku pritej të kishte një interpelancë me opozitën. Ndërkohë që seanca ka nisur me debate dhe Gazment Bardhi së bashku me deputetët e tjerë refuzojnë ta zhvillojnë me të deleguarën e Ramës, Elisa Spiropali, zbulohet se ku ndodhet kryeministri. Rama, ka postuar një video në Facebook, dhe siç duket ndodhet në Durrës, në Porto Romano.

Shefi i qeverisë, i shoqëruar dhe nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, po prezanton para kompanve ndërkombëtare projektin për ndërtimin dhe financimin e Portit të Ri në Porto Romano.


Shtuar 2.02.2023 11:45