Lleshaj nxjerr në ankand për shitje tre qentë e policisë, sa kushtojnë e si mund t'i blini (FOTO LAJM)

Ministria e Brendshme ka nxjerrVendimi/ Ministria e Brendshme ankand për shitjen e tre qenve të policisë në shitje tre qenë të rritur nga Instituti i Përgatitjes së Qenve të Policisë në Tiranë.

Ankandi për Lisin, Ugan dhe Astan, do të zhvillohet më 11 nëntor nga ora 09:00 deri në orën 10:00.

Secili prej këtyre qenve ka një vlerë fillestare prej 20 mijë lekësh.

Pjesëmarrësit në ankand, do të duhet të plotësojnë tre kritere, përfshirë edhe një kërkesë me shkrim.

“Çdo persona fizik apo juridik i interesuar për blerjen, duhet të paraqesin në vendin, datën dhe orën e njoftuar pranë komisionit të ankandit, dokumentacionin si më poshtë:

Kërkesë me shkrim për blerjen e regjistruar pranë protokollit të Ministrisë së Financave, garancitë bankare apo mandatpagesën në origjinal, që vërteton ngurtësimin e 20% të vlerës së fillimit të ankandit, në lek, për llogari të Ministrisë së Financave, Dokument identifikimi (pasaportë ose letërnjoftim)”- thuhet në vendimin e publikuar në Fletoren Zyrtare.

Shtuar më 19/10/2020, ora 20:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori