Lleshaj në vendin e ambasadorit e Majko i heshtur në podiumin ministerial, si duket Kuvendi sot (FOTO LAJM)

Ka nisur seanca plenare,e para që pas shfaqjes së pandemisë së koronavirusit në vend me fjalët e kryeparlamentarit, Gramoz Ruçi ku ka ngushëlluar familjarët e viktimave të virusit si dhe ka uruar shërim të shpejtë për pacientët që po luftojnë ende mes tyre edhe deputetin Adriatik Alimadhin.

Parlamentarët janë shfaqur me maska mbrojtëse në fytyrë dhe doreza, ndërsa masa strikte janë marrë edhe për uljen e tyre dhe ruajtjen e distancës fizike.

Punimet janë hapur nga kryeparlamentari Ruçi i cili ka ngushëlluar familjarët e vitkimave të virusit si dhe ka uruar shërim të shpejtë për pacientët që po luftojnë ende mes tyre edhe deputetin Adriuatik Alimadhin.

Më pas fjalën e ka marrë deputeti Myslim Murrizi i cili ka folur për mënyrën se si po menaxhohet situata me pandeminë dhe kohën e shkurrtër që sipas tij i është dhënë opozitës për të shprehur qëndrimet e saj në këtë seancë.

Shtuar më 16/04/2020, ora 11:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori