“Pse bëjnë zhurmë fëmijët”, fqinja vret nënën afro-amerikane në SHBA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një nënë afro-amerikane është qëlluar për vdekje nga fqinja e saj. Mediet e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur për shkak të një mos marrëveshjeje që fqinjët kishin me njëra-tjetrën.

Mësohet se autorja i ishte ankuar viktimës për zhurmën që fëmijët e saj shkaktonin në lagje kur luanin në kopsht.

Fqinja fillimisht sulmoi djemtë e saj duke i qëlluar me një palë patina. Në atë moment njëri nga djemtë hyri në shtëpi për të lajmëruar nënën e tij për incidentin. Më pas ajo shkoi në shtëpinë e fqinjës e cili e qëlloi atë duke e lënë të vdekur./albeu.com/


Shtuar 6.06.2023 09:17