Lleshaj është bërë "mjeshtër", prapaskenat e shkarkimit të kryepolicit të Tiranës
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj njoftoi sot se ka shkarkuar nga drejtorin e Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj pas dhunës tek rruga "Sami Frashëri".

Shkarkimin e Skënderajt, Lleshaj e paralajmëroi edhe gjatë mesditës ku tha se policia nuk kishte qenë në lartësinë e duhur.

Por, më shumë se një shkarkim duke ndjerë përgjegjësinë për atë që ndodhi, ky duket të jetë një operacion i mirëfilltë PR nga Lleshaj me dy qëllime: Për të mbuluar skandalin e sotëm si edhe si një pretekst për të hequr nga policia njerëzit e Xhafajt duke i zëvendësuar me të tijtë.

Sepse, siç mësohet, Skënderaj është shkarkuar tre ditë më parë, por Lleshaj gjeti pretekstin sot për ta njoftuar shkarkimin.

Në këtë mënyrë, ministri shpërlahet në një farë mënyrë nga turpi i sotëm por edhe shpëton nga njeriu i Xhafajt. /albeu.com/
Shtuar më 11/03/2019, ora 20:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori