Lleshaj dhe Veliu mbërrijnë në Shkodër pas vrasjes së dy vëllezërve Bilali
Pas ngjajes së rëndë që ndodhi ditën e sotme në Shkodër ku mbetën të vdekur dy vëllezërit Bilali, Sandër Lleshaj, në qytetin veriperëndimor të ndezur nga lufta mes bandave ka mbërritur Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Pak më herët ka qënë dhe drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu i cili ka pasur një takim me strukturat drejtuese të policisë së Shkodrës lidhur me ngjarjen e rëndë.

Drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit kanë zbarkuar në qytetin e Shkodrës e cila numëron gati 1 të vrarë në mënyrë mafioze çdo muaj që nga janari i 2018-s mes bandave rivale Bajri Bilali dhe Lici, shkruan Faxweb. Seria e përplasjeve mes bandave dhe dy fiseve rivale në Shkodër nisi me atentatin ndaj Lulzim Kullës dhe vrasjen në 18 qershor 2018 të biznesmenit Mehdi Kavaja.

Ndërkohë që në një hark kohor për më pak se një vit në Shkodër janë vrarë 11 persona, mes tyre 2 të zhukur.

Shtuar më 30/03/2019, ora 15:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori