Llalla shpreh shqetësimin për rritjen e kriminalitetit
Nga Durrësi, Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla shprehu sot shqetësimin për rritjen e kriminalitetit në rang vendi.
Duke folur në analizën e Prokurorisë së Durrësit, Llalla kërkoi më shumë vëmendje nga njësia taks-forcë në qarkullimin e mallrave.


“Prokuroria e Durrësit dhe ajo e Apelit kanë një rol të rëndësishëm në goditjen e kriminalitetit në vend, kjo për faktin se Durrësit ndodhet në një pozicion ku qarkullojnë shumë njerëz dhe mallra përgjatë gjithë vitit. Për këtë arsye kërkohet një bashkërendim më i madh i punës nga të gjitha strukturat ligjzbatuese përfshi këtu policinë e shtetit, policinë e kufirit dhe të çdo institucioni tjetër. Gjithashtu në këtë zonë qarkullojnë interesa të mëdha ekonomike të cilat në mjaft raste ka dyshime të arsyeshme se tentojnë të shmangen kontrolleve të ndryshme. Kjo kërkon më tepër vëmendje nga institucionet tona sidomos nga njësia taks forcë e kësaj prokurorie” theksoi Llalla. /albeu.com/
Shtuar më 10/02/2014, ora 12:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori