Llalla nga Fieri: Qytetarët po na rrëfejnë krimet e politikanëve
Kryeprokurori Adriatik Llalla theksoi sot nga Fieri se dekriminalizimi është një proces në vazhdim dhe se prokuroria po merr mjaft denoncime nga qytetarët, të cilat po verifikohen.

Gjatë fjalës së tij, Llalla tha se nuk është momenti për të përmendur emra në lidhje me personazhet e lartë të politikës që po verifikohen duke theksuar se ato do të bëhen publike kur të përfundojnë hetimet, shkruan Albeu.com.

Një ditë më parë, Prokuroria e Përgjithshme kërkoi marrjen e shenjave të gishtërinjve për disa deputetë dhe kryetarë bashkish me dyshimin se ata ishin përfshirë në veprimtari kriminale. /Albeu.com.
Shtuar më 21/02/2017, ora 12:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori