Llalla kërkon arrestimin e Tahirit, shikoni veprimin e "çuditshëm" të Ilir Metës

Pëlqej
Ndërkohë që Tirana po zien nga lajmi për arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri, Presidenti Ilir Meta është përpjekur të japë disa mesazhe të tërthorta në këtë skenë të nxehtë politike.

Pak minuta më parë u publikua lajmi se Adriatik Llalla kishte kërkuar arrestimin e Tahirit, ndërkohë që nga faqja e Metës në Facebook filloi një transmetim Live ku duket një person, me shumë gjasë badigardi i tij që mban celularin dhe transmeton nga Facebook-u, shkruan Albeu.com.

Videoja më pas është fshirë nga faqja, por duke parë se Presidenti është sjellë në mënyrë të ngjashme edhe në rastet e mëparshme të lajmeve "bombë" për Tahirin, duket se edhe ky veprim kësaj radhe nuk është edhe aq padashje. /albeu.com/
Shtuar më 19/10/2017, ora 13:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori