Erdogan nga Laçi: Vëllai i qëndron pranë vëllait kur ka nevojë, jo kur thirret

Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan gjatë fjalës së tij nga ceremonia në Laç ka folur për ngjarjen tragjike të 26 nëntorit, ku tërmeti la pa shtëpi mijëra familje shqiptare.

Erdogan tha se sapo morën lajmin, qeveria u mobilizua për të ndihmuar popullin shqiptar, për të cilin thotë se e ndjen dhimbjen e tyre njësoj si të popullit turk.

“Të nderuar, të gjithë ju dua t’ju përshëndes me njëjta me të përzemërta, me dashuri dhe respekt. Ju kam sjellë këtu dashurinë e miliona zemrave të popullit turk. Ju ka sjellë njëkohësisht dhe përshëndetjet e vëllezërve dhe miqve tuaj në Turqi, zemrat e të cilëve rrahin së bashku me ju. Nga këtu, nëpërmjet jush, dua të përcjell përshëndetjet e kombit tim të nderuar për mbarë Shqipërinë. Dua të theksoj faktin se jam shumë i lumtur që ndodhem me ju në rastin e kësaj ceremonie kuptimplote dhe jam bërë pjesë e emocioneve tuaja. Gëzimi i Shqipërisë është gëzimi ynë, hidhërimi po ashtu. Kështu që mirëqenien dhe paqen tuaj e konsideroj të njëjtë si të tonën. Duke qenë si një popull i një vendi që ka përjetuar shumë dhimbje, tërmete na lënduan zemrat tonë njësoj si popullit shqiptar. Sapo morëm lajmin e hidhur për tërmetin, menjëherë jemi vënë në lëvizje për të ndarë dhimbjen e njerëzve të prekur dhe për të shëruar sado pak plagët e tyre,. Ne si shtet, duke u mobilizuar me të gjitha mundësitë tona, ju erdhëm në ndihmë. E njëjtë, siç e theksoi dhe Rama, vëllai i qëndron pranë vëllait kur ka nevojë dhe jo kur thirret.  Pas tërmetit, ne kemi dërguar në Shqipëri të gjitha materialet e ndihmës së shpejt dhe ekipet teknike. Duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me Ramën kemi bërë të mundur ndjekjen nga afër të punimeve që sapo kishin filluar. Unë personalisht jam aktivizuar dhe morëm së bashku iniciativa për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë, filluam kontaktet tona me komunitetin ndërkombëtar dhe atë islamik. Fakti që Tuqia ishte një nga shtetet e para që i erdhi në ndihmë Shqipërisë, dëshmon solidaritetin mes nesh. Për të lehtësuar sado pakë dhimbjen e familjeve të prekura nga tërmeti, morëm vendim firmosjen e memorandumit të mirëkuptimit që shtëpitë e rrënuara nga tërmeti të rindërtoheshin nga zero”, tha Erdogan./albeu.com


Shtuar 17.01.2022 12:51