Llalla: Ja si i ndan 21 Janari politikanët shqiptarë
Sot në Tiranë përkujtohet 5 vjetori i "21 Janarit", protestës së 5 viteve më parë, ku 4 protestues mbetën të vrarë në bulevard.

Opozita e asaj kohe, qeveria aktuale, premtoi se me të ardhur ata në pushtet ky "krim shtetëror" do të zbardhej, por deri tani nuk ka ndodhur asgjë, shkruan Portali Albeu.

Edhe historiani dhe publicisti Arben Llalla duket se është i bindur në këtë gjë, sipas tij, "21 Janari i ndan politikanët në dy grupe: Grupi i politikanët që vrasin popullin për të qëndruar në pushtet dhe grupi i politikanëve që shkelin mbi të vdekurit për të ardhur në pushtet", raporton Albeu.com.

"21 Janari i ndan politikanët në dy grupe: Grupi i politikanët që vrasin popullin për të qëndruar në pushtet dhe grupi i politikanëve që shkelin mbi të vdekurit për të ardhur në pushtet. Grupi i parë janë të rrezikshëm vetëm kur kanë pushtetin. Ndërsa grupi i dytë janë të rrezikshëm kur janë në opozitë dhe në pushtet sepse kur janë në opozitë të çojnë drejtë vdekjes pa mëshirë dhe kur vijnë në pushtetshkelin, të zhdukin me çdo formë për tu harruar", shkruan Arben Llalla.
Shtuar më 21/01/2016, ora 09:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori