Partizani drejt shkrirjes, lojtari kampion që po bën gati valixhet

Partizani i këtij sezoni pak lidhje ka me atë që vjet drejtonte Skënder Gega dhe që në fund të sezonit arriti të ngrinte lartë titullin kampion.

“Demat” janë shpërfytyruar këtë sezon dhe janë në vendin e tretë nga fundi duke rrezikuar seriozisht play of për rënien nga kategoria.

Por jo vetëm kaq, pasi Partizani është në parg të një rëvolucioni i të vërtetë, ku pritet të largohen shumë nga ata që konsideroheshin senatorë dhe ishin protagonistë vjet kur i fitua titulli.

Pas Alban Hoxhës, sipas “panorama sport”, i radhës që po bën gati valixhet është edhe Bruno Telushi.

Ky i fundit merr një rrogë goxha të madhe tek të kuqtë, por duket se nuk është në mesin e preferencave për të nisur sezonin e ri që pritet të jetë totalisht ndryshe nga ky që po mbyllet.


Shtuar 13.06.2020 08:42